Dortmundi është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, pas humbjes së merituar 2-0 ndaj Stuttgartit.
Skuadra vendase e nisi më mirë duke rrezikuar disa herë.
Në pjesën e mbetur të pjesës, Stuttgart dominonte topin dhe përpjekjet në portë.
Ata ata gjetën golin e parë në minutën e 55-të dhe ishte Serhou Guirassy që zhbllokoi rezultatin.
Dortmundi mendoi se kishte barazuar vetëm shtatë minuta më vonë përmes Jamie Bynoe-Gittens, por sulmuesi i ri anglez ishte në pozicion jashtë loje.
Shtutgarti gjeti golin e sigurisë 12 minuta para fundit, kur Silas me zgjuarsi e dërgoi topin në këndin e djathtë të rrjetës.
Disa nga skuadrat më të mëdha të Bundesligës janë eliminuar, si Bayern Munich, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt.