Në takim ishte e pranishme edhe koordinatorja për zhvillim të projekteve në FFK, Doruntina Fetahaj. Gjatë takimit u diskutua për nisjen e procesit të hartimit të Strategjisë së re të zhvillimit të FFK-së, e cila do të përcaktojë vizionin, prioritetet dhe objektivat strategjike të futbollit të Kosovës për periudhën nga viti 2027 e tutje.
Ky proces po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n dhe vjen pas realizimit me sukses të objektivave kryesore të Strategjisë “Themelet e së ardhmes” (2024–2028), duke krijuar bazën për një cikël të ri zhvillimor.
Presidenti Ademi falënderoi ekspertët e UEFA-s për mbështetjen e vazhdueshme që i japin FFK-së në proceset strategjike dhe zhvillimore, duke theksuar se bashkëpunimi me UEFA-n mbetet një faktor kyç në avancimin e futbollit kosovar.
Nga ana e tyre, ekspertët e UEFA-s vlerësuan progresin e arritur nga FFK-ja në zbatimin e strategjisë aktuale dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në hartimin e strategjisë së re, e cila do të fokusohet në zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit në përputhje me standardet më të larta evropiane.