Donjeta Sadiku i ka dhuruar Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Boksierja kosovare ka triumfuar në finale ndaj serbes Kristina Kuluhovas, e cila u detyrua ta dorëzonte meçin në raundin e dytë.
Sadiku e nisi fuqishëm duelin, duke dominuar që në raundin e parë dhe duke mos i dhënë shumë hapësirë kundërshtares.
Në rrugëtimin drejt finales, kosovarja në çerekfinale mposhti turken Esmanur Lok, ndërsa në gjysmëfinale ishte më e mirë se grekja Sofia Legaki.
Fitorja u festua edhe nga sportistët e tjerë kosovarë, të cilët ishin në mbështetje të Sadikut gjatë finales.
Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, boksierja serbe Kuluhova nuk doli fare në podium.
Donjeta Sadiku tashmë shkruan historinë në Taranto, duke i sjellë Kosovës të artën e parë në këto Lojëra Mesdhetare.





