18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Do të quhej shqiptar nëse…”- këshilltari i Kurtit vazhdon inatin me Talat Xhaferin

- Advertisement -

Bekim Qoku, i emëruar nga Zyra e Kryeministrit si këshilltar për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut, gjatë tërë ditës ka vazhduar ta sulmojë kryeministrin e parë shqiptar në shtetin respektiv, Talat Xhaferin.

Qoku kësaj radhe ka përcaktuar edhe kriteret se në çfarë rrethanash Xhaferi do të quhej shqiptar. Sipas tij, ai si veprim të parë si kryeministër duhet t’i vizitojë të rënët nga konflikti i 2001-ës.

Talat Xhaferi, si kryeministër teknik, do të quhej shqiptar, sikur të paktën si gjest të parë prej kryeministri, të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001, ku do të shprehte mirënjohje dhe respekt, sepse pa sakrificën e tyre, pa gjakun e derdhur të tyre, kjo arritje simbolike nuk do të ishte aspak e mundur”, ka shkruar ai.

Qoku më herët pati kritika edhe ndaj katër gazetarëve prezentë që mbuluan nga atje ngjarjen historike të përzgjedhjes së një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas këshilltarit të Kurtit, Xhaferi iu ka ndarë tenderë të katër gazetarëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit