15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

“Do të blej armë e do…”, i dyshuari kërcënon gruan e tij dhe nusen e djalit në Rahovec

- Advertisement -

Është arrestuar një person i cili ka kërcënuar bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij pasditen e së mërkurës në fshatin Dabidol të Rahovecit.

Ai dyshohet të ketë kërcënuar ata me fjalët “Do të blej armë zjarri dhe do t’i qëroj hesapet me të gjithë juve”.

Rastin për IO e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai tha se deri tek incidenti kishte ardhur pasi i dyshuari një ditë më parë ishte sulmuar nga djemtë e tij.

Ai tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë.

“Me datë 12.01.2022, rreth orës 14:00 bashkeshortja dhe nusja kane kërkuar një  patrulle policore për arsye se ishin ndier te kanosur nga Burri përkatësisht vjehrri . Patrulla policore ka dal ne vendin e ngjarjes ne fsh. Dobidol KK Rahovec dhe ka kontaktuar me viktimat te cilat kane deklaruar se burri ,përkatësisht vjehrri sot ne mëngjes i kishte kanosur me fjalët se do ta blej një arme zjarri dhe do ti qëroj hesapet me te gjithë juve. Deri te incidenti kishte ardhur për arsye se tani i dyshuari  një dite me pare , pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga djemtë e tij  dhe kishte pësuar lëndime trupore për çka edhe është hapur rasti Dhune familjare . Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestare dhe me urdhër te tij  i dyshuari ndalohet për 48 ore ne qendrën e Ndalimit . Lidhur me rastin janë njoftuar QPS Rahovec dhe Mbrojtësi i viktimave te Dhunës ne Familje”, tha Gjurkaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit