Djali i dëshmorit, Ilir Merturi, Drini ka diplomuar për oficer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, FSK njofton se Merturi përfaqësoi Kosovën dhe FSK-në në mesin e shumë vendeve të botës.
Tutje thuhet se tashmë oficeri tregoi rezultate të larta atje.
Postimi i plotë nga FSK:
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA
OF1 Drin Merturi ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës (SHBA), duke treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, në mesin e shumë vendeve nga mbarë bota.
Trajnimi IBOLC i mbajtur në bazen ushtarake “Fort Moore” në Geogria, të ShBA-së, është trajnim bazik për oficer të kembsoris i cili zgjat 20 javë.
Gjatë kësaj kohe oficerët testohen në detyra individuale si navigim,, qitje, përgaditje fizike dhe në detyra profesionale dhe ekipore si: udheheqja e togut në misione ushtarake.
Forca e Sigurisë së Kosovës po rrit numrin e oficerëve të shkolluar nga partnerët strategjik me standardet më të larta të vendeve të NATO-s., me qëllim ndërveprueshmërin me partnerët.