Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur në “Edicionin Special” të Klan Kosovës për situatën e tensionuar që është krijuar gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës.
Hoxhaj ka kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës ndaj protestuesve, duke thënë qytetarët kanë të drejtë të protesojnë.
“Kur unë i pashë ato pamje në rrjetet sociale se si Policia e Kosovës, brutalisht, tre-katër policë, një qytetar të shtrirë apo të tjerë, brutalisht i rrihnin, ishte detyra ime që të dal dhe të kërkoj nga policia përgjegjësi”, tha ai.
“Unë mendoj që si Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojmë përgjegjësi në çdo nivel për këtë dhunë, e cila jo që nuk ka qenë proporcionale, por e cila ka tejkaluar çdo kufi, meqë qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të protestojnë”, u shpreh Hoxhaj.






