Lirim Greiçevci, ish-ambasador i Kosovës në Holandë dhe anëtar i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka komunikuar drejtpërdrejt me ish-presidentin me rastin e ditëlindjes së tij.
Greiçevci ka thënë se ka uruar personalisht Thaçin dhe e ka informuar për mijëra urime nga qytetarët në rrjete sociale, të cilët shprehin dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e fundit e tij në paraburgim në Hagë.
Ai ka thënë se Thaçi është shumë mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve dhe pret që në të ardhmen t’i falënderojë personalisht.
“Një nga përparësitë që e kam si anëtar i ekipit mbrojtës të presidentit Hashim Thaçi është që kam mundësi të komunikoj drejtpërsëdrejti me të. Sot e kisha privilegjin që t’ia uroj ditëlindjen personalisht. Më me rëndësi, e informova për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij që kam parë në rrjete sociale, ku qytetarët shprehin dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e tij e fundit në ambientet e paraburgimit në Hagë. Presidenti Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës dhe mezi pret t’i falënderojë personalisht, për gjithë mbështetjen që kanë treguar përgjatë këtyre viteve të rënda. Këtë postim po e shoqëroj me një foto nga pritja me nderime ushtarake që iu bë Presidentit Thaçi në akademinë prestigjioze ushtarake britanike ‘Sandhurst’, në ditëlindjen e tij, më 24 prill 2017”, ka shkruar Greiçevci në Facebook.






