Çitaku i reagon ashpër Kurtit: I paaftë, shihemi në zgjedhje – populli i abuzuar politikisht nga ti do të flasë me votë

- Advertisement -

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, pasi që ky fajësoi partitë opozitare që vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

Çitaku, i ka kërkuar Kurtit që të ‘’qetësohet’’, dhe duke thënë se, Kosova ‘’fatmirësisht nuk është vetëm’’ e tij, përcjell Gazeta Express.

Deputetja e PDK’së, i ka kërkuar Kurtit edhe që, të qeverisë, bashkëpunojë, ose që ta lëshojë rrugën e t’i lërë ankesat.

Postimi:

Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?

Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve.

Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë.

Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë!

Të ngjashme

Të fundit