Bisedimet me Iranin, Trump po planifikon t’i dërgojë Witkoff e Kushner në Pakistan

- Advertisement -

Presidenti Donald Trump po planifikon të dërgojë të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan për të marrë pjesë në bisedime me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në ditët në vijim, sipas dy zyrtarëve të administratës që folën për CNN.

Zëvendëspresidenti JD Vance aktualisht nuk planifikon të marrë pjesë, pasi Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, gjithashtu nuk do të jetë i pranishëm, thanë zyrtarët.

Ghalibaf shihet nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë si kreu i delegacionit iranian dhe homologu i Vance.

Megjithatë, zëvendëspresidenti do të jetë në gatishmëri për të udhëtuar në Islamabad nëse bisedimet përparojnë, shtuan zyrtarët, dhe anëtarë të stafit të tij do të jenë në Pakistan duke marrë pjesë në negociata.

Kushner dhe Witkoff kanë punuar me zyrtarët iranianë për muaj me radhë mbi një marrëveshje të mundshme lidhur me materialin bërthamor të Teheranit.

Të ngjashme

Të fundit