Dita e nëntë e protestës për Arlinda Zekajn, protestuesit bllokojnë rrugën para stacionit policor

- Advertisement -

Për të nëntën ditë po vazhdon protesta për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt, derisa protestuesit e kanë bllokuar rrugën para stacionit policor në Prishtinë.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj. Ajo u vra pak ditë pasi u kishte dërguar një letër institucioneve, duke i paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Vrasja ndodhi pasi ajo ishte kthyer nga Policia, ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për kanosje.

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa brenda institucioneve.

Ndër zhvillimet pas rastit janë edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.

Të ngjashme

Të fundit