15 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Disa asamblistë të Drenasit janë për keqardhje, nuk e bëjnë kuorumin për prona e investime milionëshe me mbi 1.000 vende të reja pune

- Advertisement -

Opinion nga Ramiz Lladrovci

Sot, në Seancën e rregullt, nuk kishte kuorum për trajtimin e Propozim vendimit, Për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të komunës tonë, në shfrytëzim afatgjatë, personave fizik/juridik për 99 vite.

Ashtu sikur për bllokimin e investimeve prej mbi 6 milion euro dhe 300 vende të reja pune, më 2022, ku komuna përfitonte mbi 5.600 metra katror hapësirë, tash, është po ashtu lajm i keq me mos krijimin e qindra vendeve të reja pune, për bizneset, të cilat së paku 6 prej tyre, i kam cekur në Kuvend.

Është lajm i keq të cilin e kanë prodhuar edhe sot, më 29 prill 2024, disa asamblistë të komunës së Drenasit, të cilët nuk e njohin interesin qytetar as perspektivën e zhvillimin në komunën e Drenasit.

Lista paraprake të cilit i referohet vendimi, përmban dhjetëra prona, të cilat, para se të hyjnë në shqyrtim për dhënien në shfrytëzim, duhet të miratohet paraprakisht në Asamble.

Edhe pasi të miratohet kjo listë, çdo marrëveshje për dhënie në shfrytëzim të pronës duhet të miratohet po ashtu në këtë Kuvend. Pra, është e pamundur të miratohet çfarëdo kontrate pa votat në Kuvend në pajtim me interesin publik.

Sasia e pronave është qindra hektarë, tokë në qendër të Kosovës e cila aktualisht është djerrinë dhe as qytetarët e as komuna nuk e kanë asnjë interes dhe mund t’i jepet kompanive të interesuara për investime.

Para asambleistëve e ceka se në një pronë të komunës, disa hektarë, në Likoshan, kompania gjermane ka interesim për prodhim që do të punësonte deri 400 gra. Në një pronë tjetër, një kompani nga Mbretëria e Bashkuar, do të investojë për prodhimet smart që në tregun botëror është në mesin e tri kompanive më të fuqishme.

E theksova se ka edhe të interesuar të tjerë, edhe ndërkombëtarë, por edhe vendorë, të cilët janë të gatshëm ta zgjerojnë biznesin e vet, të rritin punësimin dhe mbushin arkën e komunës. Kjo, disa asamblistëve, nuk po ju pëlqen. Nuk mund ta besoj se mund t’i humbim edhe investitorët, edhe investimet, edhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë, të ndalin ikjen e të rinjve nga Drenasi dhe rritjen e buxhetit të komunës.

Është për keqardhje të thellë, jo vetëm asamblistët opozitarë, apo disa që tashmë janë përjashtuar nga PDK, por edhe familjare e funksionarit të policisë, ik nga votimi i interesit publik dhe interesit të Policisë së Kosovës.

Asamblistët që nuk e krijuan kuorumin, duhet ta kuptojnë se s’ka vende të reja pune, as ardhje të bizneseve të reja në komunën e Drenasit, pa miratimin e kësaj liste paraprake të pronave.

Votimi i kësaj liste nënkupton vetëm hapje e mundësive për këtë proces. Të tjerat janë marrëveshje dhe mundësi të Komisionit që do të themelohet veçantë për shpalljen e interesit publik për ato prona, për negociim të mundshëm për kushtet e procedurat tjera që duhet të jenë edhe transparente edhe gjithmonë të bazuara në ligj.

Lajmi i keq i sotëm nga Asambleja e Drenasit, jep të kuptohet se përzgjedhja e kandidatëve për Asamble, duhet të jetë ngushtë e lidhur me interesin qytetar e asnjë herë të mos lidhen me ndikimet tjera.

Dikujt, nuk i bëhet vonë për investimet, sepse kanë marrë urdhër, të bëj keq, por, këtë do ta shohë e vërej qytetari që në dy bllokada për një vit e gjysmë, të propozim vendimeve, janë pezulluar mbi 5.400 metra katror për komunën me mbi 1.000 vende të reja të punës, të gjitha këto mbesin në pritje, për shkak të asamblistëve që ndikohen nga faktori i huaj, përtej interesit qytetar.

Lista paraprake do të votohet një ditë, por, turpi i mbetet të gjithë atyre që duan ta bllokojnë zhvillimin e komunës së Drenasit, nuk e duan ndaljen e ikjes së të rinjve tanë apo uljen e papunësisë në komunën kampion të qeverisjes së mirë, me transparencë e vendimmarrje demokratike.

https://www.facebook.com/share/p/rMCWYQ1nciNM6YP5/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit