14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Dibran Hoxha gozhdon Molliqajn: Kush je ti? Me ja qëllu nuk po ja qëllon, me garu s’po garon

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Gjatë emisionit, analisti Dibran Hoxha e ka pyetur atë se kush është Dardan Molliqaj e çka përfaqëson sot.

“Me çfarë pozicioni na flet, dhe kush është Dardani sot, PSD ndonëse nuk e ka thënë nomianlisht me shifra, ka qenë se VV është te 50%, atë që e tha edhe sot. Ndërsa, VV në mandate ka humb 10%”.

“Është mirë PSD e Dardani me tregu se në çfarë pozicioni po flasin. PSD nga një platformë politike nuk ish dasht me ardh në një pozicion që me thënë a ju kemi thënë që është lartë”.

“Pyetja është kush është Dardan Molliqaj, çfarë përfaqëson sot, e çfarë kauza keni. Me ia qëllu nuk po ia qëllon, me garu në zgjedhje nuk po garoni”, ka thënë Hoxha.

Por, Molliqaj tha se “logjika e Hoxhajt është jodemokratike”.

Ai ka thënë se PSD-në e kanë parë në 2% elektoral e “politika nuk është për të provuar”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit