-7 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

Di Maria pasi CR7 e quajti vetën “GOAT”: Fatkeqësisht për të ka lindur në gjeneratën e gabuar

- Advertisement -

Sulmuesi Angel di Maria mendon se Lionel Messi është më i miri i të gjitha kohërave, ndërsa nuk e ka befasuar deklarata e Cristiano Ronaldos.

Di Maria është ndër lojtarët e paktë që ka luajtur me Messin dhe Ronaldon, kurse beson se epiteti i më të mirit (GOAT) shkon për bashkëkombësin e tij.

Sipas tij, 8 herë Topi i Artë si dhe Kupa e Botës mjaftojnë për ta dëshmuar se Messi është ‘i zgjedhuri’.

“Deklarata e Ronaldos? Nuk më befason. Kam luajtur me të te Real Madridi për katër vite. Gjithnjë ka qenë kështu, duke u përpjekur të jetë më i miri. Fatkeqësisht për të, ka lindur në gjeneratën e gabuar sepse është dikush tjetër i zgjedhur”.

Realiteti final janë numrat, njëri ka fituar tetë herë Topin e Artë, e tjetri pesë, është dallim i madh. Pastaj është Messi që e ka fituar Kupën e Botës, që e bën ndryshimin dhe dy Kupa të Amerikës gjithashtu”.

Për mua nuk ka dyshime, Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, deklaroi ai ndër të tjera.

Të njëjtin mendim e ka pasur edhe Javier Mascherano, i cili gjithashtu ka dhënë mbështetje për Messin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit