15.6 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Dëshmia në Speciale: Pse qeshi Thaçi, kur u përgjigj gjyqtari (Video)

- Advertisement -

Naim Maloku insiston që UÇK-ja ishte ushtri vullnetare, e tillë u formua e në të kushdo hynte e dilte, po ashtu kur ia donte qejfi.

Për ta forcuar dëshminë në ditën e 3 në Hagë, mori një shembull.

Zgjoi reagimin e Jakup Krasniqit, jo kur tha se ishte zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm për dy muaj, por kur e kritikoi për detyrën si zëdhënës, pas 27 vjetësh, raporton Klan Kosova.

U përmend edhe Rexhep Selimi.

10-shin e luftës, me nofkën Agroni, tash i akuzuar në Hagë, donte ta përfshinte me patjetër në diskutim gjyqtari Christoph Barthe.

Teksa pyeste Malokun për një Agron që e donte Lahi Brahimaj në krye të Zonës së Dukagjinit, reagoi avokati i Rexhep Selimit.

E Hashim Thaçi s’u përmbajt me ngërdheshje kur ia dëgjoi përgjigjen gjyqtarit.

Maloku mund të jetë dëshmitari i fundit publik i prokurorisë. 2 pas tij janë planifikuar të flasin në seanca private. /Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit