Dërguti: Thirrja e Kurtit për zhdukjen e opozitës ishte alarm që t’i rikthehem garës politike

- Advertisement -

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 7 Qershorit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aida Dërguti në Rubikon tha se thirrja e Kurti për zhdukjen e opozitës ishte pikërisht aryseja se pse është rikthyer garës.

“ Për mua ka qenë alarmante, thirrja e kyreministrit për  zhdukjen praktikisht të kësaj opozite. Meqenëse prirje autoritare e i kemi thënë shumë herë edhe në këtë studio që janë parë vazhdimit dhe thirrja e hapur, për mendimin tim është legjitime të kërkosh 100%  të votave, por të ju bësh thirrje që të mos votohet opozita që të hiqet kjo opozitë, shpartallohet kjo opozitë, mendoj që ka qenë alarmante” ka thënë Dërguti.

Ajo poashtu tha se elektorati ka vendos që partitë tjera të bien nga pushteti në opozitë, por kjo nuk do të thotë që të zhdukën pasiqë pas tyre qëndron historia e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit