14.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Dërguti kritikon Ligjin për fertilizim: Gratë e varfra i shndërron në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura

- Advertisement -

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka kritikuar Projektligjin për fertilizim të asistuar.

Ajo ka vlerësuar se ky ligj është problematik sa i përkët nënave surrogate.

Sipas saj, nënat e varfra shndërrohen në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura

Ligji për fertilizim të asistuar është posaçërisht problematik sa i përket nënave surrogate. Thjeshtë, gratë e varfëra shndërrohen në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura, pa e marrur në konsideratë lidhjen emocionale të nënës surrogate të cilën e krijon me fëmiun që e mban dhe ushqen për nëntë muaj në trupin e saj. Kur ia shtojmë krejt kësaj mundësinë e përfitimit, rrjetet kriminale bëhen gati për trafikim e skllavëri moderne”, ka shkruar Dërguti.

Projektligjin për fertilizim të asistuar dje është shqyrtuar në Kuvendin e Kosovës, por nuk është miratuar. Kundër këtij projektligji ishin shprehur disa nga deputetët e VV-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit