15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Deputetja e VV-së: 6 kushtet për Asociacionin nuk janë ndryshim i pozicionit tonë

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza e ka vlerësuar planin franko-gjerman si një bazë të mirë për të negociuar dhe ka shtuar se janë dhënë propozimet nga Qeveria që ky plan të ketë zbatim konkret.

Duke folur për 6 kushtet që kryeministri, Albin Kurti i dha për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Fejza nuk e vlerësoi këtë si ndryshim të qëndrimit të VV-së sa i përket kësaj çështjeje.

“Po ashtu sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të kaluara jemi të vetëdijshëm se janë 33 marrëveshje të nënshkruara nga Republika e Kosovës dhe Serbia për të cilat ka pasur një dialog paraprak, mirëpo ne e kemi thënë që çështja e Marrëveshjes së Asociacionit, atë e kundërshton fryma kushtetuese, ligjet në fuqi e sovraniteti. Në një formë të tillë të asaj marrëveshje nuk e pranojmë dhe nuk e zbatojmë”, ka thënë Fejza në Ditari në Tëvë 1.

“Kryeministri i ka prezantuar 6 kushtet në parim, me të cilat do të mund të negociohej zbatimi i Marrëveshjes së Asociacionit. Unë nuk mendoj se ajo është një kundërshtim i pozicionit. Përkundrazi mendoj se është një vazhdim i të njëjtit pozicion të cilën e kemi thënë pra, ne kemi thënë që marrëveshja bie ndesh me rendin kushtetues dhe cenon multietnicitetin para se të rrëzohej nga Gjykata Kushtetuese”, ka shtuar ajo.

Sipas saj të gjitha kushtet çojnë në atë që nuk do të ketë “Zajednicë”.

“Me kushtet kemi thënë që nuk duhet të ketë asnjë lloj Asociacioni që e rrezikon kushtetutshmërinë dhe janë 5 kushtet e tjera për të cilat një ekzistencë e një Asociacioni të tillë nuk ka të bëjë fare me Zajednicën e asaj kohe”.

“Ne nuk mund të zhbëjmë marrëveshjet që janë arritur më herët, por ne vazhdimisht po jemi palë konstruktive me propozimet që po i bëjmë në dialog. Kushtet janë ndër të tjera se asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit