25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Deputeti i VV-së flet për raportet e Kurtit me Osmanin: S’është mëkat të kenë mendime të ndryshme

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka komentuar raportet në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se ka dallime në mes Kurtit e Osmanit, duke thënë se nuk i sheh si diçka të keqe.

Tutje, ai vlerësoi se nuk është mëkat me pasë mendime të ndryshme për tema të caktuara.

“Nëse ti i sheh Kurtin dhe Osmanin, ata janë dy personalitete politike dhe natyrshëm ata kanë mendime të ndryshme në tema të caktuara. Pra nëse e sheh z. Kurtin dhe zonjën Osmani, njëri është kryeministër, tjetra presidente. Pra nuk është mëkat në politikë me pasë mendime të ndryshme, ani pse jemi në një krah politik” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit