15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Deputeti i PS-së për Rezolutën kundër raportit të Dick Marty: Duam ta vëmë në lëvizje Këshillin e Evropës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi foli për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, e cila pritet të hidhet në votim në seancën e të enjtes në Parlamentin e Shqipërisë.

Koçi në Tëvë1 deklaroi se iniciativa e Dick Martyt ishte e sponsorizuar nga Rusia, por që sipas tij, koha e ka treguar që kjo iniciativë ka qenë e pa bazuar në prova.

“Iniciativa e Dick Martyt në Këshillin e Evropës ishte iniciativë e kalkuluar djallëzisht, kriminisht e sponsorizuar nga Rusia dhe më pas e katapultuar  në Këshillin e Evropës nëpërmjet një raporti,  dhe mbështetur në këto instrumente politike u ngrit edhe Gjykata Speciale. Këto vite kanë provuar që e gjithë kjo iniciativë ka qenë e pabazuar në prova dhe përgjithësisht është nxitur nga motive antishqiptare  dhe motivi ka qenë për të njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Deputeti i PS-së në emisionin “Ditari”  tha se gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama e bëri në Hagë te ish-presidenti Hashim Thaçi, kishte bërë të ditur se Shqipëria do të marrë iniciativë për të shfuqizuar rezolutën që sipas tij, çoi në ngritjen e Gjykatës Speciale.

Tutje ai kërkoi që në seancën e së enjtes edhe opozita shqiptare të votojë aprovimin e kësaj rezolute. Sipas tij, në këtë formë duan ta vejnë në lëvizje Këshillin e Evropës.

“Unë besoj që edhe opozita duhet të vijë në një lonjë të aprovimit të kësaj rezolute. Unë shpresoj që seanca e së enjtes do të jetë seancë ku të gjitha votat do të bashkohen për ta aprovuar këtë rezolutë e cila është një rezolutë, e cila jo vetëm që ka rëndësi morale, politike që dëshmon se Shqipëria tashmë përcaktohet kundër atij raporti dhe kundër dhe gjithë kësaj që është një maskaradë me gjyqe kundër udhëheqësve të UÇK-së, që më vonë ishin edhe udhëheqës edhe të shtetit të Kosovës. Por është edhe një mekanizëm sepse ne duam ta vejmë në lëvizje Këshillin e Evropës, pra jemi nje vend anëtar kemi një delegacion të përhershëm aty dhe duam ta vejmë në lëzivje pikërisht rishikimin e këtij raporti dhe hartimin e një raporti tjetër”, tha Koçi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit