24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Deputeti i PDK-së: Letra e Gërvallës për draftstatutin tregon një thyerje midis institucioneve, po i bëjnë dëm Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë për EO-në se ekziston një moskoordinim ndërinstitucional sa i përket përgatitjes së draft-statutit të Asociacionit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Lushtaku përmend letrën e kryediplomates Donika Gërvalla, e cila iu drejtua Asamblesë Parlamentare me një letër, ku thuhet se Qeveria është duke përgatit një draft-statut për ta dërguar në Kushtetuese. Ky fakt sipas tij tregon një thyerje ndërmjet presidencës e qeverisë që është në “dëm të Kosovës”.

“E kemi parë edhe një papajtueshmëri e institucioneve, kemi parë edhe një deklaratë nga zyra e presidencës ku ka qortuar edhe vetë të paren e diplomacisë së Kosovës nga qeveria dhe këtu po tregon se ka një thyerje dhe moskoordinim në këtë pjesë dhe kjo nuk i bën mirë Kosovës”, tha Lushtaku, teksa këtë letër e sheh më shumë si politikë ditore.  Ai konsdieron se është e nevojshme bashkëpunimi, jo vetëm ndërmjet institucioneve por edhe ndërmjet pozitës dhe opozitës.

“Kjo është e nevojshme që jo vetëm presidenca dhe qeveria të ketë një koordinim, por edhe  opozitë dhe pozitë me të mirë sepse është në interesin e Kosovës të jemi të anëtarësuar në çdo organizatë ndërkombëtare dhe sigurisht se kjo ishte një manovër sa për tu shfajësuar se ne kinse po mundohemi t’i plotësojmë kërkesat e BE-së, dhe konkretisht të partnerëve siç është Gjermania dhe Franca, por në realitet është vetëm sa për politikë ditore”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Lushtaku tha se qeveria nuk i ka marrë me seriozitet kërkesat dhe bisedimet e anëtareve të Gjermanisë dhe Francës dhe në një mënyrë apo tjetër ka manipuluar me opinionin publik.

“Realisht ne nuk i gëzohemi këtij lajmi ne me shqetësim i kemi ndjek që nga fillimi ne e dimë shumë mirë që nuk është hera e parë që Kosova tenton të bëjë anëtarësimin kjo është hera e dytë që ka kaluar në Parlamentin Evropian, ndërsa në Këshill të Ministrave nuk kalon për arsye se kemi kërkesa çfarë i kemi dhe deri më sot kemi parë se qeveria nuk i ka marrë përsipër me seriozitet bisedimet dhe kërkesat të anëtarëve kryesisht të Francës dhe Gjermanisë”.

… në këtë pjesë dhe sigurisht ka manovruar dhe ka manipuluar me opinionin publik derisa ka ardhur deri në një banalitet ku qeveria ka deklaruar se po humb BE-ja se nuk po e anëtarëson Kosovën, ndërsa Kosova nuk po humb asgjë dhe kjo është shqetësuese është fyerje e inteligjencës së qytetarëve të Kosovës sepse e dimë shumë mire së është e nevojshme edhe Kosova sikur në çdo organizatë ndërkombëtare të anëtarësohet edhe në këtë Këshill dhe sigurisht se në këtë pjesë më shumë ndjej keqardhje sesa që ndjehem i gëzuar në këtë pjesë sepse Kosova ka nevojë të anëtarësohet sa më shpejt në organizata ndërkombëtare”, tha Lushtaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit