Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të dërguar në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ai tha se ky është efekt i protestës dhe do të votojë “për” .

“Do të jetë vota me peshën më të madhe të ndërgjegjes që kam dhënë gjatë katër mandateve të mia si deputet” shkroi ai.

“Protesta e dha efektin te Qeveria! Ajo u dorëzua! Tash, protesta duhet ta drejtojë presionin te Kuvendi dhe te secili deputet, që ligji të sillet sa më parë në Kuvend, madje qysh nesër,  dhe të hidhet në votim. Unë do të votoj PËR! Do të jetë vota me peshën më të madhe të ndërgjegjes që kam dhënë gjatë katër mandateve të mia si deputet. Tash përgjegjësia është te Kuvendi dhe te secili deputet!”, shkruan Rrahmani.

Të ngjashme

Të fundit