Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës i është përgjigjur mbrëmjen e sotme ka kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas njoftimit, përgjigja e Qeverisë përfshin “opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”.

Propozimi për ndryshimin e Ligjit për Specialen është bërë nga PDK-ja, dhe ka ardhur pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Të ngjashme

Të fundit