Deputeti Valon Hoti ka reaguar lidhur me vendimet e fundit në sistemin e drejtësisë, duke ngritur shqetësime për, siç e quan ai, standard të dyfishtë në trajtimin e rasteve të ndryshme.
Ai ka rikujtuar një deklaratë të mëhershme të një përfaqësuesi të OVL-UÇK, i cili kishte thënë: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa e lëshoj Kosovën”.
Sipas Hotit, përkundër kësaj deklarate, Gjykata Themelore kishte rrëzuar akuzën në atë rast.
“Ndërkaq, aktivistët janë dënuar për diçka që as për së afërmi nuk është e ngjashme me këtë kërcënim direkt”, ka theksuar ai.
Në fund, deputeti ka përmbyllur reagimin e tij me kritika ndaj sistemit të drejtësisë, duke thënë: “Kaq për drejtësinë në Kosovë






