19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Deputetët e VV-së e kishin “shurdhuar” opozitën për urën, por heshtin ndaj Rashiqit që po e kundërshton hapjen

- Advertisement -

Ky qëndrim nuk është kritikuar as nga deputetët dhe eksponentët e VV-së.

Ndaj Rashiqit kanë heshtur edhe deputetët e VV-së Mefail Bajqinovci dhe Dimal Basha, të cilin kritikonin ashpër opozitën për qëndrimet e saj rreth hapjes se urës.

Të njëjtit, nuk ndaleshin me kritika ndaj opozitës edhe kur PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ishin shprehur pro hapjes se urës.

Më i zëshmi në këtë drejtim ishte deputeti Mefail Bajqinovci.

Në fillim të muajit gusht, ai kritikonte opozitës, duke thënë se është kundër hapjes.

A është opozita për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës, apo jo? Apo keni frikë nga Peter Stano, i cili thotë se duhet pyetur serbin për çdo hap që qeveria e Republikës së Kosovës e merr në veriun e Kosovës. Opozitë, deklarohuni dhe koncentrohuni: a jeni për hapjen e urës së Ibrit dhe shtrirjen e ligjshmërisë duke larguar strukturat ilegale nga çdo cep i Kosovës? Shprehu opozitë, PO ose JO!”, kishte shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, në muajin gusht.

Kritikat ai nuk i kishte ndalur as pasi opozita kishte bërë publik qëndrimet e saj.

Kur Lumir Abdixhiku kërkonte hapjen e urës së Ibrit në vitin 2016. Ndërsa sot, së bashku me lobuesen për ndarjen e Kosovës, Vlora Çitaku, po kërkon të mbahet e mbyllur kjo urë”, shkruante ai më 9 gusht në profilin e tij në Facebook.

Të njëjtin presion opozitës ia bënte edhe deputeti tjetër i VV-së, Dimal Basha.

Më 3 gusht, në profilin e tij në “Facebook” ai shkruante se opozita nuk guxon te deklarohet për temën në fjalë.

“Çka po thonë liderët e opozitës për Urën e Ibrit? Një fjalë t’vetme? S’guxojnë bre, sepse këta e dojnë ‘bashkësinë ndërkombëtare’ më shumë se Kosovën! Zhvendosni edhe zyrat e partisë nëpër ambasada se ju veç popullin e Kosovës nuk e përfaqësoni!”, kishte shkruar ai.

Kurse, më 14 gusht, ai shkruante se opozita po mendoni presidenti serb.

A pe kuptoni kush ka udhëheq?! Kanë dialogu me Vuçiqin çka me bë me Urën e Ibrit, urë kjo brenda Republikës së Kosovës! Pasi kanë nënshkru marrëveshje me Vuçiqin, nuk e kanë zbatu asnjëherë! E tani që Qeveria Kurti insiston hapjen e urës, të njejtit që e kanë nënshkru marrëveshjen me Vuçiqin, sot po na kundërshtojnë që mos të zbatohet! Vuçiqi thotë jo! Lista Serbe jo! Opozita jo! Për çka jeni marrë vesh pra, pse nënshkrujshi marrëveshje? Apo keni pas pazare tjera në mendje! Vështirë me besu se sa pakurrizorë janë!”, kishte shkruar ai.

Çka tha Rashiqi për urën?

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar kundër hapjes së urës së Ibrit. Në këtë mënyrë ai është pozicionuar kundër qëndrimit zyrtar të Qeverisë së Kosovës, raporton Nacionale. Kjo është hera e parë që një ministër kundërshton qëndrimin zyrtar të qeverisë për urën.

Rashiq ka vlerësuar se është i paarsyeshëm insistimi i Qeverisë Kurti për hapjen e urës.

Ai ka bërë me dije se një veprim i tillë do të rrezikonte gjithë progresin që është bërë në atë pjesë të vendit.

Nuk e shoh të arsyeshme që të rrezikohet ky progres në zhvillimin e institucioneve, progres në integrim të ndoshta, një pjese të serbëve në veri, por integrim domethënës, jo improvizim të integrimit siç kemi pasur”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Ai është shprehur edhe kundër vendosjen së tabelave të Republikës së Kosovës në objektet ku deri para disa dite kanë qenë të vendosura komunat ilegale të Serbisë në veri.

Rashiq ka bërë me dije se për këtë veprime ka kontaktuar policinë dhe ka kërkuar që të largohet tabela me mbishkrimin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Unë u informova kur u ngrit ajo tabelë. E thirra zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin verior Veton Elshanin dhe zëvendësin tim Radomiroviq dhe kërkova që tabela të hiqet. Jo sepse nuk kemi nevojë për zyra, por sepse besoj se nëse e marrim diçka si zyra, atëherë duhet bërë në mënyrën e duhur, në mënyrë adekuate. Dhe jo në rrugën e improvizimit të menjëhershëm”, është shprehur ai. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit