14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Dënohet një vit me kusht personi që kishte goditur me veturë burrin e Shkurte Fejzës

- Advertisement -

Enis Tamnik, është dënuar një vit me kusht nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Ai u akuzua se në muajin shkurt se kishte goditur me veturë Hajrush Behlulin, burrin e këngëtares së njohur Shkurte Fejza.

“Është dënuar me kusht një vit për gjashtë muaj. Domethënë mos të kryejë vepër penale brenda një vit. Nëse brenda kësaj kohe nuk kryen vepër, ai nuk i mban gjashtë muaj burgim”, deklaroi Gjini për Klankosova.tv

Gjini deklaroi se ka pasur tendencë që kësaj t’i jepet kahje tjetër.

“Vepren e ka pasur me “lëndim të rëndë trupor”. Ka pasur tendenca që rastit t’i jepet kahje tjetër domethënë “Shtytje në vepër terroriste” e këso gjanash. Ka pasur deklarime kinse Hoxha, Shefqet Krasniqi e ka shtyrë ta godas me veturë”, tha ai.

Prokuroria Themelore në Prizrën më 1 gusht 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Enis Tamnik, të cilin e ngaronte se më 23 shkurt 2024, rreth orës 10:50 në Prizren, nga pakujdesia e duke mos iu përshtatur kushteve të lëvizjes dhe shpejtësisë së paraparë, si pasojë e vozitjes së pakujdesshme, derisa i dëmtuari H.B., derisa ishte duke kaluar rrugën nga ana e djathtë në të majtë, e godet me pjesën e përparme të automjetit, me këtë rast i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore, ndrydhje të indeve të buta të kokës dhe regjionit ballor të kokës, gërvishtje lëkurore të ballit dhe shuplakës së dorës, plagë çarëse në kokë, të regjionit të laprës së veshit të majtë dhe thyerje pa zhvendosje të kockës së mollëzës së majtë të fytyrës, të përcaktuara sipas akt-ekspertizës mjeko-ligjore.

Andaj me këto veprime, Tamnik ngarkohej se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 8 lidhur me nenin 6 të Kodit Penal

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit