25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Demaku: Vepra e Kadaresë zë vend në familjen e vlerave më të shquara të botës demokratike

- Advertisement -

Fadil Demaku, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka vlerësuar lart trashëgiminë krijuese të Ismail Kadaresë, një prej shkrimtarëve më të njohur shqiptarë, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare të hënën, më 1 korrik.

Demaku, duke iu referuar vlerësimit të gjerë ndërkombëtar që vepra e tij fitoi ndër vite, theksoi ndikimin e thellë të Kadaresë në letërsi falë gjenialitetit të tij krijues.

Në këtë kontekst, ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së kontributeve letrare të Kadaresë si një testament për trashëgiminë kulturore.

Postimi i plotë:

Pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, në publicitetin dhe vlerësimin që po i japin krijimtarisë së tij, mediume të njohura ndërkombëtare, pashmangshëm vërehet impakti i shqiptarëve në lartësimin e veprës së shkrimtarit tonë më të madh. Ky është një mesazh se vlerat më të çmuara kombëtare në rend të parë duhet ti ruajmë, afirmojmë e ti lartësojmë deri në pidestal fillimisht brenda kulturës sonë kombëtare, për ta lehtësuar rrugëtimin e tyre, për të zënë vend në familjen e vlerave më të shquara të botës demokratike. Për fatin e mirë të kombit tonë vepra e Kadaresë e ka arrit këtë, në radhë të parë, falë gjenialitetit të tij krijues!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit