Deliu-Kodra: Prezenca e diplomatëve ndërkombëtarë në Kuvend, sinjal shqetësimi

- Advertisement -

Të premten, në sallën e seancave plenare u mblodhën deputetë të PDK-së dhe të Aleancës, me kërkesën tashmë të njohur që partia fituese e zgjedhjeve të fundit të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.

Ndonëse në sallë nuk pati asnjë deputetë nga LDK-ja dhe as nga LVV-ja, prezentë ishin disa përfaqësues diplomatikë ndërkombëtarë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se pikërisht prezenca e diplomatëve të huaj sot në Kuvend është sinjal i shqetësimit për mosfunksionimin e institucioneve kushtetuese dhe ligjore.

Duke folur në “Edicioni Special” në Klan Kosova, Deliu-Kodra tha se LVV-ja, ndonëse ka fituar zgjedhjet, nuk po tregon vullnet për të qeverisur.

Unë sinjalin e sotëm, prezencën e tyre [diplomatëve ndërkombëtarë në Kuvend] e shoh si shqetësim për mosfunksionimin e institucioneve kushtetuese dhe ligjore që po cenohen nga një subjekt politik që ka fituar besim, por nuk do të qeverisë”, tha Deliu-Kodra.

Ajo theksoi se kërkesa e PDK-së është rikthimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, duke e cilësuar situatën si një kaos dyvjeçar.

Një subjekt politik fiton zgjedhje, tri palë zgjedhje, ndërkohë që refuzon të qeverisë dhe Kosova po stagnon për çdo ditë”, deklaroi deputetja e PDK-së.

Të ngjashme

Të fundit