Deliu-Kodra: Kurti qëllimshëm po e bllokon funksionimin e institucioneve, s’ka vullnet për të gjetur kandidat konsensual!

- Advertisement -

Sipas Deliu-Kodrës, ofertat e Kurtit drejtuar partive opozitare as nuk mund të quhen të tilla, duke potencuar se si PDK e kanë dëshmuar konstruktuktivitetin gjatë gjithë procesit.

Ajo tha se nuk mund të bëhen “patericë” e Albin Kurtit dhe as e votimit në Kuvend pa një marrëveshje të detajuar ku do të propozohej një President konsensual.

“Absolutisht nuk mund t’a quaj një çështje të tillë, ofertë, për shkak se Partia Demokratike e Kosovës gjatë gjithë këtij procesi e ka dëshmuar konstruktivitetin e saj që nga takimet e para kur ne jemi bërë pjesë e tyre duke kërkuar së pari që të kemi një kandidat konsensual e pastaj që natyrisht edhe të propozojmë, e drejta e propozimi t’i takoj Partisë Demokratike të Kosovës. Kur u pa që këto takime nuk po prodhohin asgjë, ne kemi kërkuar që të kemi një letër zyrtare, të detajuar, ku shkruhet me saktësi se cila do të jetë marrëveshja dhe natyrisht cili do të ishte rezultati i kësaj marrëveshje, çfarë do të prodhonte ajo. Oferta e fundit, s’mund të quhet as ofertë si e tillë për shkak se ne e kemi thënë qartësisht se nuk mund të bëhemi ‘patericë’ e Albin Kurtit dhe as e votimit në Kuvend, pa një marrëveshje të detajuar ku do të propozohej një President konsensual. Kjo që u fol edhe me rastin e Partisë Demokratike të Kosovës edhe me rastin e LDK-së, as që diskutohet si një ofertë serioze, por natyrisht është në vazhdën e përpjekjeve të pareshtura që i bën zoti Kurti për t’a neglizhuar këtë proces dhe për të ardhur deri tek procesi zgjedhor, ku vendi pritet të shkojë së shpejti”.

Deliu-Kodra potencoi se Kurti qëllimshëm po e bllokon funksionimin e institucioneve pasi nuk ka vullnet për të gjetur një kandidat konsensual dhe se në këto rrethana vendi po rrëshqet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Nga rrethanat të cilat po i shohim, zhvillimet e fundit për shkak të mungesës së vullnetit politik, absolutisht që vullnetin duhet t’a kthejmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës në mënyrë që të kemi një legjitimitet të ri sepse në të kundërtën zoti Kurti qëllimshëm po e bllokon funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për shkak se ai nuk po ka vullnet për të gjetur një kandidat konsensual për Presient dhe për të provuar që Kosova të mos shkojë në zgjedhje. Në këto rrethana natyrisht që vendi rrëshqet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare dhe ne veçse duhet të fillojmë edhe përgatitjet tona për këtë proces”.

Sipas deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, nuk do të habiteshin nëse LVV-ja do të kërkonte sërish të zvarriste procesin duke blerë kohë me një ankesë të radhës në Kushtetuese.

“Duke e patur parasysh të kaluar dhe mënyrën se si jemi gjendur në shumë raste të surprizuar si qytetarë dhe si politikanë, nuk habitem nëse ka edhe vazhdimësi të përpjekjeve për zvarritje për të arritur një afat kohor. Por unë mendoj që Kushtetuta është e qartë dhe secili politikan duhet të jetë i përgjegjshëm karshi afateve kushtetuese, të mos i shkelë ato, Në rast se kjo ndodh ne duhet t’i drejtohemi institucionit të Gjykatës Kushtetuese, siç kemi bërë tash e sa kohë, për të ruajtur rendin kushtetues të Kosovës” deklaroi Deliu-Kodra për dokumentarin “Expose”.

Të ngjashme

Të fundit