Sot Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite janë pesë, në mesin e tyre ai për ndryshimin e buxhetit dhe Byronë për konfiskim.
Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet duke filluar nga ora 12:00.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se, në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve.
‘’5. Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
5. Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.






