12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Deliu-Kodra: Iniciativat e opozitës nuk po mirëpriten nga Qeveria Kurti

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se se opozita në Kosovë është shumë konstruktive, e këtë Qeveria nuk e mirëpret.

Deliu në emisionin “Five” tha se ka raste kur Qeveria barrikadohet dhe më këtë opozita e Qeveria, nuk po mundet që të gjejë një kompromis dhe të shtyjnë kauza dhe çështje që i preokupojnë qytetarët.

“Ne si PDK kemi përkrah shumë iniciativave të Qeverisë. Qoftë për kalimin e pandemisë qoftë për marrëveshjet e ndërkombëtare. Opozita sot është jashtëzakonisht konstruktive dhe Qeveria nuk e mirëpret këtë, e cila shumshpesh shohim rastin e barrikadat të saj, e kemi parë prej buxhetit ku ka kaluar se fundi, rasti i fundit me Trustin. Nuk kemi mundur të gjejmë një kompromis dhe të ulemi bashkë dhe të shtyjmë kauza, e çështje që preokupojnë qytetarët”.

Deliu tha se Qeveria nuk mund të ankohet se nuk ka fuqi politike për të shtyrë kauza përpara, pasi ka 52 për qind të pushtetit.

“Qeveria e Albin Kurtit nuk mund të ankohet për mungesë të fuqisë politike për të shtyrë kauza përpara, ka 52 për qind të pushtetit. Arrogancë e numrave e kemi parë çdo ditë edhe në përballjet në punën tonë parlamentare, ku iniciativat e opozitës nga çfarëdo lloje partie që kanë ardhë nuk janë mirëprit.”.

Deliu shtoi se sa i përket dialogut me Serbinë, Qeveria shumë pak po diskuton për mbylljen e këtij procesi të njohje reciproke.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit