Delegacioni i Albanians for America u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

- Advertisement -

Delegacioni i organizatës Albanians for America (AFA), i udhëhequr nga Gino Mulliqi, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë të cilit u diskutua për bashkëpunimin me diasporën shqiptaro-amerikane, zhvillimet në rajon dhe çështje me interes për kombin shqiptar.

Gjatë takimit, Mulliqi shprehu mirënjohjen për vizitën dyditore që Presidenti Begaj zhvilloi në prill të këtij viti në Dallas/ Texas, duke theksuar se kjo vizitë shënoi një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan në atë shtet. Ai vlerësoi qasjen e afërt të Presidentit me bashkatdhetarët dhe mesazhin e fuqishëm të mbështetjes që kjo vizitë përcolli për diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Mulliqi falënderoi gjithashtu Presidentin Begaj për vizitën në Luginën e Preshevës, të zhvilluar pas vizitës së delegacionit të kongresmenëve amerikanë, duke theksuar se angazhimi i tij për shqiptarët e Preshevës u mirëprit dhe u vlerësua lart nga diaspora shqiptaro-amerikane.
*Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin e Shqipërisë. Në këtë kuadër u trajtua edhe projekti i Zvërnecit, me ç’rast u theksua rëndësia që për vendimet për projekte të tilla të dëgjohet zëri qytetarë dhe i komunitetit të prekur. Njëkohësisht, u nënvizua se Shqipëria duhet të vazhdojë të krijojë një klimë sa më të favorshme për investimet amerikane, të cilat forcojnë zhvillimin ekonomik dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.*

Mëtej u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Një pjesë e takimit iu kushtua përfshirjes së Kosovës në iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare të energjisë, përfshirë mundësinë e kyçjes në projektin e gazit të lëngshëm natyror (LNG), si një hap me rëndësi strategjike për rritjen e sigurisë energjetike.

Të ngjashme

Të fundit