19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Del sërish në publik Salman Rushdie

- Advertisement -

Shkrimtari britanik me origjinë indiane, Salman Rushdie, është shfaqur për herë të parë në publik që pas sulmit që pësoi në gushtin e kaluar. Autori u sulmua gjatë një konference mbi lirinë në krijimtarinë artistike në Chautauqua, në qytetin e Nju Jorkut, nga një i ri libanez, simpatizant i Gardës Revolucionare Iraniane.

“Duke marrë parasysh atë që ndodhi, nuk jam aq keq”, tha Rushdie për gazetën “The New Yorker.

Shkrimtari u godit 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Për pasojë, ka humbur shikimin në syrin e djathtë, ka vështirësi në shkrim dhe sheh makthe “të tmerrshme”. Megjithatë, Rushdie ka siguruar se po ushtron duart për të rifilluar sërish të shkruajë.

“Kam qenë më mirë. Por, duke marrë parasysh atë që ndodhi, nuk jam aq keq. Që kur u sulmova, kam vuajtur nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Ulem të shkruaj dhe asgjë nuk ndodh. Unë shkruaj, por është një kombinim i zbrazëtisë dhe gjërave pa vlerë, gjëra që i shkruaj dhe i fshij të nesërmen”, tha Rushdie.

Ajo që i ka ndodhur, ka ndikuar në karrierën e tij. Ndoshta jo në mënyrën e të shkruarit, por në shitjen e librave të tij. Pas sulmit, “Vargjet Satanike” pësuan një rritje të madhe të kërkesës.

“Tani që për pak sa nuk vdiqa, të gjithë më duan”, thekson Rushdie.

Salman Rushdie është dënuar me vdekje nga regjimi iranian në vitin 1989. Mënyra e tij e të shkruarit për figurën e Muhamedit në Vargjet Satanike, në të cilën profeti merr një “frymëzim satanik” që themeluesi i Islamit dukej se e ngatërronte në tekst me një “zbulesë hyjnore”, nxiti Teheranin të lëshonte një dekret fetar ose fetva, duke e akuzuar librin si “blasfemi” ndaj besimit islam dhe duke e dënuar autorin me vdekje. Për më tepër, ata ofruan një shpërblim për vrasjen e shkrimtarit prej më shumë se 3 milionë dollarësh.

Që atëherë, shkrimtari shkoi për të jetuar me mbrojtjen e policisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe, që atëherë, anglezët prishën marrëdhëniet ndërkombëtare me vendin iranian. Me kalimin e viteve, autoritetet iraniane janë distancuar nga kjo fetva, por perceptimi për Rushdie nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, në vitin 2012, 23 vjet që nga dekretimi i fetvës, një fondacion fetar gjysmë zyrtar e rriti shpërblimin.

Megjithatë, që nga viti 2000, Rushdie ka jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka hequr dorë nga mbrojtja. Dhe, gjatë muajve të parë, ai shpjegoi se “njerëzit kishin frikë të ishin pranë meje”. Prandaj, “e vetmja mënyrë që mund ta ndaloj këtë është të sillem sikur nuk kam frikë. Më duhet t’u tregoj se nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, ka treguar Rushdie.

Dhe, për një kohë të gjatë, shkrimtari ka jetuar në këtë mënyrë, deri në gushtin e kaluar kur pësoi sulmin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit