12.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Del dokumenti: Komunat i kishin reaguar me kohë Qeverisë kundër rritjes së tatimit në pronë

- Advertisement -

Selimi në një shkrim në Facebook, tha se komuna e Kaçanikut me kohë ka reaguar për vlerësimin jo real nga Ministria e Financave të vlerës së objekteve dhe parcelave për tatimin në pronë.

Në shkresën e publikuar të datë 9 nëntor, Komuna e Kaçanikut ishte shprehur e pakënaqur me vlerësimin e Ministrisë së Financave dhe aty kishin shprehur shqetësimet dhe vërejtjet e tyre.

Kjo Komunë kishte thënë se vlerësimi është jo real pasi që çmimet brenda një zone kanë diferencë të madhe e që kontrata e shitblerjeve dhe shitjet e ndodhura kanë të bëjnë me pjesët më të shtrenjta brenda zonës, është dashur të merret një çmim mesatar e jo më i larti pasi ky është vlerësim masiv.

MF’ja sot me anë të një reagimi publik, është shprehur se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

“Bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat”, thuhet në arsyetimin e MF’së.

Mirëpo, një arsyetim i tillë nuk është pranuar nga AKK’ja, duke thënë se kjo rritje nuk vjen nga komunat.

Sipas tyre, vlera e pronës për metër katror përcaktohet nga MF’ja, përkatësisht Departamenti i Tatimit në Pronë, ndërsa norma tatimore përcaktohet nga komunat.

“Komunat nuk e kanë ngritur normën tatimore por është bërë rivlerësimi i pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar edhe në çmimet e tregut. Pra, çmimi i faturës së tatimit në pronë llogaritet me shumëzimin e vlerës së pronës me normën tatimore. Kështu, me rritjen e çmimit të pronave (pa u rritur fare norma tatimore nga komunat) është rritur automatikisht vlera e faturës së Tatimit në Pronë”, theksohet në reagimin e AKK’së.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit