6.3 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Deklarimet e Grenell, Canaj: Nëse Kurti fiton sërish, i bie që ky dëm do shkaktohet me vullnetin e qytetarit

- Advertisement -

Analisti Blerim Canaj ka komentuar deklarimet e Richard Grenell, i cili tha sot se “retorika e përdorur nga Kurti në këtë kohë, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-të, është absulutisht e rremë”, transmeton Scanner.

Canaj ka thënë se përmes Richard Grenell, qytetari i Republikës së Kosovës mori mesazhin e qartë rreth marrdhënieve të Kosovës me bashkëhisedarin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës SHBA.

“Albin Kurti në udhëheqje të sërishme të qeverisë dhe shtetit këtë herë do të jetë dëm edhe më i madh për shtetin se sa dëmi i bërë deri më tani”, ka shkruar Canaj.

Postimi i plotë: 

Sot, përmes Richard Grenell, qytetari i Republikës së Kosovës mori mesazhin e qartë rreth marrdhënieve të Kosovës me bashkëhisedarin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës SHBA. E secili qytetar i logjikshëm e di qartazi që këto marrëdhënie janë ekzistenciale për shtetin e Kosovës!
Ajo që gjithmonë me gjakftohtësi e kam përsëritur e po e përsëris prap, madje edhe nëse kuptohet si anshmëri: Albin Kurti në udhëheqje të sërishme të qeverisë dhe shtetit këtë herë do të jetë dëm edhe më i madh për shtetin se sa dëmi i bërë deri më tani.

Nëse ai këtë herë fiton me votën e qytetarit, i bie që ky dëm do shkaktohet me vullnetin e vet qytetarit! Prandaj…kujdes!
I pëlqeu apo jo ndokujt, emërimi i Grenell nga Trump në pozitën e tanishme kishte domethënien e qartë „kur nuk jam unë, është Grenell…kur flet Grenell, flas unë!“

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit