Dejona Mihali nuk është askushi në VV – Qysh munesh mas kësaj me i kërku PDK-së e LDK-së vota për president”, Mirena për përplasjet mes Mihalit, Lushtakut e Ramës
Analisti Ilir Mirena përplasjet mes Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Përparim Ramës dhe Sami Lushtakut, i quajti “deklarata të rënda”.
Mirena tha se tani që u kryen zgjedhjet, “në vend se me gjetë kompromis e me përdorë kësi gjuhe…”.
Sipas tij Vetëvendosje “nuk po do kompromis”.
“Me ketë gjuhë, qysh ka me mujtë me kërku vota të deputetëve të PDK-së, Dejona nuk është person i parandësishëm në VV, qysh mundesh me kërku vota…”, tha Mirena pas përplasjeve të saj me përfaqësuesit e partive.






