Besa Ismaili ka theksuar se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik për të ardhmen e Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë energjetike.
Sipas saj, çdo iniciativë që synon diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal duhet të shqyrtohet me përgjegjësi dhe gjithmonë në interes të qytetarëve.
Ismaili vlerësoi se Kosova duhet të ndjekë një qasje të balancuar, duke investuar në energjinë e ripërtëritshme, modernizimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin e alternativave të qëndrueshme, me qëllim garantimin e sigurisë energjetike, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisi.
https://www.facebook.com/share/p/1B7M8LLmoq/






