Zgjedhja e presidentit, Kajtazi: Opozita ta vë gazin amerikan si kusht kryesor

- Advertisement -

Analisti Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se para se të flasin për pozita, partitë politike duhet të flasin për tema konkrete.

Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës tha se opozita kusht kryesor duhet ta ketë pranimin e gazit amerikan.

“Thirrjet janë të vazhdueshme nga Administrata e presidentit Trump që Kosova të bëhet pjesë e këtij projekti, ndërkohë refuzimi është po kaq i madh sa edhe vet thirrjet. Tani, partitë politike si LDK-ja, PDK-ja apo Aleanca që kanë një orientim tjetër, që shtyjnë përpara bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të jenë pjesë e një qeverie nëse ajo vendos me i thënë jo gazit amerikan”, tha Kajtazi në Klan Kosova.

Sipas tij, vetëm në rastet kur Vetëvendosje ka qenë faktore për të vendosur për qeveri kemi pasur bllokada.

Të ngjashme

Të fundit