Dehari, i cili drejton seancën konstituive, e cila të enjten u ndërpre për herë të dytë, tha se një pjesë e deputetëve opozitarë nuk janë të interesuar për arritjen e një marrëveshjeje politike.
“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive”, ka shkruar Dehari në një postim në Facebook.
Sipas tij, mungesa e një marrëveshjeje politike mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë”, ka deklaruar ai.
Dehari nuk ka dhënë ndonjë njoftim se kur pritet të vazhdojë seanca konstituive






