Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton konsumatorët në lagjen Dardania, rruga “Idriz Gjilani’, se është ndërprerë furnizimi me ujë për shkak të një defekti të rëndë në rrjetin e ujësjellësit.
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit. Për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve”, thuhet në njoftim.






