Analisti politik Dardan Sejdiu, në emisionin DPT te Fidani ka folur për aktualitetin politik në vend, krizën politike, formimin e institucioneve dhe tema tjera me rëndësi.
Sipas Sejdiut, do të ketë edhe zgjedhje të tjera muajve në vazhdim.
Ai dha edhe arsyet se pse mund të ndodh kjo.
“E para më duket se nuk ka vullnet prej palës e cila nuk ka pasur vullnet edhe herën e kaluar për të gjetur një gjuhë të përbashkët me një prej partive politike shqiptare, qoftë me PDK-në ose LDK-në për formimin e institucioneve. Pra, ne në zgjedhje kemi shkuar se kemi dështuar të zgjedhim president. Dhe në një Republikë parlamentare, Kushtetuta e definon kush e ka të drejtën dhe kush e ka përgjegjësinë për të bërë hapin e parë për formim të institucioneve”, deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.
Ish-deputeti komentoi edhe deklarimet e ushtrueses së detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, dhe ish-shefes së GP të VV-së Albërie Nagavci, që sipas Sejdiu po duan të gjejnë sërish fajtor.






