Analisti Ilir Deda vlerëson se “pozitën e kryetarit të Kuvendit VV mund t’ja ofronte PDK-së në janar ose shkurt, dhe në pako të mirreshin vesh për presidentin/en”.
Në këtë situatë, Deda thotë se “paaftësia e kryeministrit për ndërtim të partneritetit politik po e shtyn Kosovën drejt skenarit të Bullgarisë- ku për 5 vjet u mbajtën 8 herë zgjedhjet parlamentare. Shpresoj që kjo mos të jetë rruga e politikës kosovare”.
Mirëpo, ai thotë se “kjo varet kryekëput prej qytetarëve të këtij vendi sepse shoqëritë normale i mbajnë përgjegjës politikanët dhe i ndëshkojnë me votë”.
Reagimi i tij i plotë:
A patëm konsultime për zgjedhje të presidentit apo për kryetar të Kuvendit?
Pozitën e kryetarit të Kuvendit VV mund t’ja ofronte PDK-së në janar ose shkurt, dhe në pako të mirreshin vesh për presidentin/en.
Paaftësia e kryeministrit për ndërtim të partneritetit politik po e shtyn Kosovën drejt skenarit të Bullgarisë- ku për 5 vjet u mbajtën 8 herë zgjedhjet parlamentare. Shpresoj që kjo mos të jetë rruga e politikës kosovare.
Por kjo varet kryekëput prej qytetarëve të këtij vendi sepse shoqëritë normale i mbajnë përgjegjës politikanët dhe i ndëshkojnë me votë.






