Analisti politik, Ilir Deda, vlerëson se “nuk është normal vazhdimi i gjenerimit të krizave politike”.
Deda thotë se “nëse deri nesër në mesnatë nuk konstituohet Kuvendi, atëherë TË GJITHË deputetët e zgjedhur bëjnë shkelje të rëndë kushtetuese. Por në Kosovën tonë nuk ka asnjë masë ndëshkimore për këtë sepse njerëzve normal nuk i ka shku mendja që diçka e tillë mund të ndodhë”, shprehet ai.
“Nuk ka asnjë arsye që të zvarritet konstituimi i Kuvendit, sidomos tash që NUK KEMI as u.d të presidentit”, vijon Deda.
“LVV ka mundur qe 2 muaj të mirret vesh me LDK për bashkëqeverisje dhe për presidentin e ardhshëm. Nëse ka vullnet, dëshirë dhe seriozitet mund të dakordohen edhe nesër”, shkruan tutje Deda.
“Por çështja më e rëndësishme nuk është ndarja e posteve, por cila do të jetë politika e re e qeverisë eventuale LVV-LDK”, vijon ai.
“Pa marrë parasysh a do te këtë marrëveshje apo jo, Kosova nuk mund të mbetet peng i paaftësisë të zgjidhjes të presidentit. Askush, ama bash askush nuk ja u ka për borxh këtë fundosje të Kosovës”, përfundon ai.






