28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Deda: Arbitrazhi është pasojë e moszbatimit të vendimit të GJK-së për Manastirin e Deçanit

- Advertisement -

Ish-deputeti, Ilir Deda ka komentuar edhe Gjykatën e Arbitazhit, që është pjesë e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Deda për Klan Kosovën ka thënë se arbitrazhi nuk është gjykatë, por një organ që po quhet kështu sepse nuk ka besim në Kosovë.

Ai ka thënë se Arbitrazhi është pasojë, pasiqë pesë qeveri të Kosovës nuk e zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Arbitrazhi është pasojë e asaj që pesë qeveri të Kosovës nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës e Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, e që janë të gjitha partitë e Kosovës. E kush i beson më Kosovës , ne jemi për respektim të ligjit e për shtet ligjor që për shtatë vjet nuk e zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Arbitrazhi nuk është gjykatë ndërkombëtare, është një trup i përbashkët i Qeverisë, Asociacionit dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian. Nuk është gjykatë por ashtu po e quajnë sepse nuk ka besim në Kosovë, nuk ekziston besimi në Kosovë”.

“Kjo natyrisht që e dëmton pozicionin e Kosovës, ende nuk e kuptoj se nuk është kthyer prona Manastiri i Deçanit, e ke vendim të Gjykatës Kushtetuese ti duhesh me e zbatu, unë nuk e kuptoj”, ka thënë Deda.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit