28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Efi, nusja e ëndrrave të çdo vjehrre”

- Advertisement -

Gjatë pjesëmarrjes së saj në BBV, publiku krijoi një pëlqyeshmëri të madhe për Efi Dhedhes, e cila u dallua për karaketrin e saj të fortë.

Pas daljes nga “reality show”, Efi vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, duke qëndruar sa më pranë fansave të saj.

Mbrëmjen e kaluar, personazhi injohur televiziv, ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët përvec pyetjeve të shumta, kanë komplientuar edhe Efin, ku madje njëra prej ndjekësve e konsideron si ëndrra e çdo vjehrre.

“Je nusja e ëndrrave të çdo vjehrre. Të gjitha gratë e fistin tim për ty flasin. Si Efi, e madhe, e mirë”, komenton ndjekësja.

Efi ka publikuar këtë kompliment në Instastory dhe bashkangjitur ka shkruar: “Hahahaha e madhe. Ju dua, faleminderit pafund”.

Në këtë komunikim me fansat, Efi është ngacmuar sërish në lidhje me lajmet për shtatzaninë që qarkulluan së fundmi në media, për shkak të një video ku Efi shfaqej me brakun paksa të fryrë.

Efi madje bëri një reagim në lidhje me këto lajme, duke u shprehur se nuk ëshë shtatzënë por thjesht ka shtuar disa kilogramë.

“A je shtatzënë? Nuk e di pse dukesh”, shkruan një tjetër ndjekëse e Efit.

Teksa ka publikuar fotografinë e maceve të saj, Efi është përgjigjur: “Do filloj dietën, ju kërkoj ndjesë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit