28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Peci “godet” Hotin: Është manipuluesi më i madh në skenën politike kosovare

- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka kritikuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hotin, duke thënë se “është manipuluesi më i madh në mesin e manipulantëve më të mëdhenj në skenën politike kosovare”.

Ky cilësim ndaj Hotit erdhi, pasi Peci e komentoi kritikën e ish-kryeministrit për mos-subvencionim të fermerëve gjatë tre mujorit të parë të këtij viti.

“Zotëria në fjalë ka qenë kryeministër dhe kur e ka aprovuar buxhetin e viti 2021 fermerëve të Kosovë s’u kanë mbetë 40 milionë euro, ndërsa 24 milionëshi i janar-mars 2021 është vetëm kompensim i vetëm një pjesës ose gjysma e obligimeveqë u ka mbetë. Ndërsa 2022 ne nuk kemi mund me aloku mjete në kategorinë as të subvencione e as të granteve. Në këtë rast, raporti kontraktual në mes fermerit dhe ministrisë ka qenë zero, zero.

Janë kompensu 28 mijë e 222 fermerëve me vlerë në grante dhe subvencione 70 milionë euro dhe nuk i kemi borxh asnjë fermeri. Ndërsa ky manipulatori del me manipulime të tilla për shkak se në tre mujorin e parë nuk ki qysh me disporzu subvencione për shkak se hartimi i programit t’i merr një muaj, udhëzimi administrativ, dëgjimi publik dhe paraprak i ka 28 ditë që i bie fundi i shkurtit.

Hapja e shpalljes publike zgjat 30 deri 40 ditë, që i bie futemi në prill. Pastaj vjen procesi i vlerësimit administrativ dhe i kontrollit. Pagesat e para në afatin kohor mund të realizohen në korrik ose gusht, nuk ka shanca teorike të realizohen më herët”, ka thënë Peci në Debat Plus.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit