5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

DASh jep detaje: Kasanof do angazhohet nga afër me Kosovën e Serbinë

- Advertisement -

Departamenti amerikan i Shtetit, në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, ka treguar se me çfarë do të merret Alexandar Kasanof, i emëruar zëvendës ndihmës sekretar.

Sipas DASh-it, Kasanof do të punojë me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Politika jonë promovon bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe reformat që do të sjellin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Ne do të vazhdojmë të punojmë me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët tanë evropianë për t’i avancuar këto qëllime gjatë udhëheqjes së Kasanofit”, tha zëdhënësi i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

Siç transmeton REL, Kasanof do “të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe me partnerët evropianë, “në rrugën drejt arritjes së një marrëdhënieje të normalizuar, paqësore dhe produktive midis dy vendeve”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit