Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka thënë se është i shokuar nga vendimi i Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se ky rezultat ka qenë i parapërcaktuar, meqë Gjykata ka injoruar në plotësi mbrojtjen dhe ka marrë parasysh 100 % të atyre që ka thënë Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Ky rezultat ishte i papërcaktuar. Kemi pasur dëshmitarë që ishin në terren dhe ndanë eksperiencat. Ata e bën të qartë që Thaci nuk kishte përgjegjësi dhe që kishte komandantë rajonalë.
“Kjo gjykatë rishkroi historinë duke thënë se ishte një organizatë kriminale. Do ta apelojmë”, ka thënë Prosper.
“Ditë e zezë për drejtësinë ndërkombëtare. Fundi i tribunaleve ndërkombëtare, sepse çfarë vendi do të nënshkruante një gjykatë si kjo ku do të pranoheshin 100 % të atyre që i ka thënë Prokuroria dhe asgjë nga mbrojtja”, ka shtuar tutje ai.
“Ata thanë që NATO bashkëpunoi me një ndërmarrje kriminale”, ka potencuar Prosper.






