“Dardanët” kanë publikuar një mesazh emocionues dhe falënderues për futbollistët që për më shumë se një dekadë kanë dhënë kontributin e tyre në përfaqësimin e Kosovës.
Në njoftimin e tyre, tifozët e Kosovës kanë vlerësuar përkushtimin dhe besnikërinë e lojtarëve, duke theksuar se ata nuk kanë hezituar ta përfaqësojnë Kosovën edhe në periudhën kur shumë futbollistë kishin rezerva dhe nuk e konsideronin atë si zgjedhjen e parë.
Postimi i plotë:
Faleminderit përjetësisht dhe mirënjohës çdoherë ndaj jush për kontributin që dhatë për mbi një dekadë duke nderuar fanelën e Kosovës!
Nuk hezituat ta përfaqësoni Kosovën kur shumëkushi kishte rezerva dhe nuk e kishte zgjedhje të parë. Ju e zgjodhët këtë bluzë nga krenaria, jo nga zori. Andaj, Dardanët dhe mbarë shqiptarët do të ju jenë përherë falënderues për angazhimin, besnikërinë dhe korrektësinë që keni treguar në vazhdimësi.






