Futbollistët e Kombëtares U21 të Kosovës, do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore gjatë muajit të ardhshëm.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të martën, ka konfirmuar datat e këtyre miqësoreve, ku Kosova U21 do të përballet me Turqinë dhe Luksemburgun.
Miqësoren e parë, “Dardanët” e rinj e luajnë më datën 3 qershor ndaj Turqisë, ndërsa e dyta do të jetë më datën 6 qershor kundër
Ndeshja me Turqinë është në udhëtim, ndërsa me Luksemburun në shtëpi, përkatësisht në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Dueli me Turqinë starton në orën 20:00 kurse ai me Luksemburgun nga ora 17:00.
Shpresat e Kosovës nuk kanë ndeshje kualifikuese gjatë muajit të ardhshëm.







